Emrat/ Aksident në Kukës, vdesin dy persona dhe plagosen dy të tjerë
Përgjaken sërish rrugët e vendit. Një tjetër ngjarje tragjike është shënuar pasditen e së shtunës në fshatin Nimçë Kukës. Një automjet ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen dy persona dhe janë plagosur rëndë dy të tjerë.
Nga informacionet mësohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Mustaf Hoda 45 vjeç, dhe pasagjeri, Ram Koboçi, 50 vjeç, ndërsa është në gjendje të rëndë në spital, 34- vjeçari me inicialet Xh.H dhe një fëmijë 11 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
/tvklan.al
Njoftimi i policisë
Më datë 07.10.2017, në fshatin Nimçë, si pasojë e lagështirës, ka dal nga rruga, mjeti tip”Benz”.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi Mustaf Hoda 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi Ram Koboçi 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.
Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, ska probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.