Aksident në Librazhd, autobusi përplaset me makinën


Aksident në Librazhd, autobusi përplaset me makinën

14:32 05/11/2017

Gjashtë persona mbetën të plagosur rëndë këtë pasdite në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, pranë fshatit Mirakë.

Një autobuz  i drejtuar  nga një 61-vjeçar me inicialet S.P, banues në Librazhd u përplas me  mjetin  tip “Volkswagen Passat” e drejtuar nga një grua me inicialet A. K. 20 vjeç, nga Elbasani. Gjashtë persona, ndër të cilët dy fëmijë, morën plagë të rënda në trup dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit.

Drejtuesja e mjetit “Volkswagen”, dhe një pasagjer 21-vjeçar që udhëtonte me të u dërgua për mjekim në spitalin e Elbasanit. Të gjithë personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Tv Klan






Të ngjashme