Aksident në Librazhd, shkak mungesa e sinjalistikës rrugore (9 Tetor 2000)
Këtu firma maqedonase “Mavrovo” po punon për ndërtimin e urës së re, por ka harruar të vendosë shenja në rrugë si shirita, tabela apo blloqe që shoferët të dinë si të manovrojnë. Pikërisht për këtë arsye një makinë tip Audi me targa të Tiranës, ra nga kjo urë të qytetit të Librazhdit. Në momentin e aksidentit, në makinë ndodheshin 5 persona të cilët rezultuan të plagosur dhe tashmë nuk kanë probleme për jetën.
Sipas inspektorit rrugor, si pasojë e kohës së keqe me shi dhe mungesës së shenjave dalluese në rrugë, drejtuesi i automjetit ka përfunduar në greminë, poshtë këmbëve të urës. Menjëherë policia u erdhi në ndihmë të aksidentuarve të cilët u shtruan në spitalin e qytetit të Librazhdit ku ju dha dhe ndihma e parë.
Më vonë njëri prej tyre u nis urgjent në Tiranë dhe të tjerët në Elbasan. Meqenënse aksi Librazhd-Qukës është në rikonstruksion, duhet që firma maqedonase të respektojë rregullat e punimeve për të mos u përsëritur më aksidente të këtij tipi./tvklan.al