12:22 27/04/2014Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Pushimi i Shoferit – Fiershegan, në Fier.Dy automjete që shkëmbeheshin me njëri –tjetrin, Opel dhe një Reno janë përplasur kokë më kokë si pasojë e shpejtësisë dhe kanë përfunduar në kanalet anës rrugës.Viktima është drejtuesi i Opelit, Kastriot Gremi, banues në fshatin Mbrostar. Dy të plagosurit e tjerë mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht policia tha se aksidenti u shkaktua si pasojë e shpejtësisë së madhe të të dy autoveturave.Tv Klan