Aksident në rrugën Mamurras – Milot
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e vona të natës në rrugën Mamurras- Milot pranë fshatit Fushe Gjorm. Sipas policisë viktima është një 25 vjeçar Fatjon Aliu, i cili po kalonte autostradën në këmbë, nga njëra anë në anën tjetër.
Aliu ishte roje objekti dhe po shkonte në punë, kur një makinë e përplasi në rrugë dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i mjetit, banor i Tiranes u shoqërua nga policia deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ABCNews