Aksident në Tiranë – (1 Shtator 1999)


Aksident në Tiranë – (1 Shtator 1999)

10:30 01/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shpeshtohen gjithnjë e më tepër aksidentet në rrugët e Kryeqytetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Unazën e Tiranës, pranë godinës së Komisariatit nr.2 të policisë. Dy të dehur sipas burimeve të rendit, të cilët po udhëtonin me automjetin e tyre janë përplasur me një furgon.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy kalimtarë të rastit të cilët janë dërguar menjëherë në një spital për tu mjekuar. Por ka qenë ky momnti fatal pasi edhe dy autovetura të tjera janë përplasur me të parat. Aksidenti i sotëm i ndodhur rreth orës 17 e 30 është i treti në dy javët e fundit në rrugët kryesore të Tiranës.

Janë gjithsej mbi 7 autovetura të shkatërruara nga këto përplasje fatale me pasojë disa të plagosur mes të cilëve edhe rëndë. Mesa duket vendosja e tabelave të qarkullimit rrugor, dhe vijave të bardha në bulevard nuk po japin frutet e pritshme. Por edhe policia mund të tregohet më e kujdesshme në dhënien e patentave për aftësinë drejtuese të automjetit nga ana e qytetarëve. Ata kontrollojnë makinat vetëm për armë dhe jo për dozën e alkolit të marrë nga shoferët./tvklan.al






Të ngjashme