
Aksident rrugor, tre të plagosur
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Peqin. Sipas policisë, personi me iniciale Xh.K. 63 vjeç, banues në Elbasan, teksa drejtonte mjetin tip Ford, furgon, ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët me të cilët ai udhëtonte, H.B, rreth 75 vjeçe, banuese në fshatin Gjocaj dhe Sh.Gj, 58 vjeç, banues në Pajovë.
3 shtetasit u dërguan menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ky është aksidenti i dytë brenda 24 orëve me të plagosur, pasi edhe në aksin rrugor Korçë Pogradec u raportua një aksident tjetër me të plagosur./tvklan.al