Aksident tragjik, makina përplas për vdekje një fëmijë
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Një automjet, tip “Mercedes-Benz”, me targa AA612JK, ka përplasur për vdekje një fëmijë 8 vjeç.
Makina drejtohej nga 39-vjeçari, Aleks Kovani, i cili është ndaluar nga policia.
Fëmija me inicialet D. A është përplasur në rrugë, ndërsa ishte duke ecur pranë fshatit Symiz.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa fatkeqësisht fëmija ka humbur jetën rrugës për në spital.
Policia po punon për zbardhjen e këtij aksidenti, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë prerja e rrugës nga fëmija, si dhe shpejtësia e lartë që udhëtonte 39-vjeçari.
/tvklan.al