Aksident tragjik në Spanjë, treni del nga shinat
Të paktën 3 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti hekurudhor në rajonin e Galicias, në veriperëndim të Spanjës, pranë kufirit me Portugalinë.
Mediat spanjolle shkruajnë se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Një tren i një kompanie portugeze me rreth 65 pasagjerë në bord doli nga shinat. Autoritetet hekurudhore spanjolle njoftojnë se shkaqet e daljes së trenit nga shinat janë ende të panjohura.
Në vitin 2013, po në rajonin e Galicias, një tren i shpejtësisë së lartë doli nga shinat, duke shkaktuar 79 të vdekur dhe mbi 170 të plagosur.
Tv Klan