Aksidentet, 3 të vdekur në 5 orë
Tre viktima nga aksidentet u regjistruan në harkun kohor prej pesë orësh në vend. Aksidenti i parë ndodhi në kthesën e Patosit në Fier, kur një makinë “Mercedez- Benz” doli nga rruga dhe u përmbys në kanal. Një pasagjere 23-vjeçare që udhëonte në këtë makinë humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit Taulant Ershani 27 vjeç nga Patosi u u plagos.
Në autostradën Tiranë -Durrës, në afërsi të Sukthit një autobus i linjës Durrës- Tetovë, përplasi një 72-vjeçar, i cili më vonë ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i mjetit, një 48-vjeçar nga Tetova u shoqërua nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Në lagjen nr. 14 të Durrësit, treni i linjës Shkodër-Durrës aksidentioi për vdekje një 70-vjeçare me inicialet F. B, me banim në Rrashbull. Policia ka shoqëruar në komisariat makinistin e trenit, ndërsa vijojnë hetimet për të tre aksidentet.
Tv Klan