Aksidentet, “fortunë” në policinë rrugore
Bilanci i rëndë në aksidentet e javëve të fundit ku kanë humbur jetën më shumë se 10 persona, kanë shkaktuar furtunë në policinë rrugore.
Valës së shkarkimeve nuk i ka shpëtuar as kreu i policisë rrugore. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Mit’hat Tola ka lënë detyrën.
Ai është transferuar si specialist pranë policisë shkencore, ndërsa vendin e tij e ka zënë, Ardi Veliu. Ky vendim është marrë një ditë më parë pas një analizë të detajuar në policinë e shtetit për shkaqet e 10 viktimave në aksidentet e këtij muaji.
Ndërkohë burime nga policia e shtetit konfirmojnë se në ditët në vijim pritet që të ketë shkarkime edhe të drejtorëve të policive rrugore në rrethe. Edhe për këtë zyrtarë të lartë të policisë motiviacioni pritet të jetë i njëjtë, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve me pasojë vdekjen. Lëvizjet pritet të këtë në qytetet ku numri i aksidente ka qenë më i lartë.
Tv Klan