Aksidentet në autostradën Tiranë – Vorë – (31 Janar 2001)


Aksidentet në autostradën Tiranë – Vorë – (31 Janar 2001)

16:39 31/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kështu kalohet autostrada e Tiranës nga këmbësorët, megjithëse pak metra më tutje është një mbikalim, të cilin e zgjedhin jo të gjithë. Tani furgonët që transportojnë banorë të fshatrave buzë autostradës, stacione kanë mbikalimet, pasi aty ndalojnë për të zbritur pasagjerin e tyre, po autostradën e kalojnë edhe kafshët, kjo për faj të mungesës së një nënkalimi të posaçëm për to.

Në fakt nuk është vetëm ky problemi i autostradës Tiranë-Vorë. Veç tabelës në hyrje të saj rrugës të shoqërojnë lloj-lloj reklamash të artikujve të ndryshëm, por jo ndonjë tabelë qarkullimi, e cila të të orientojë për zonën ku po kalon apo distancat në kilometrat drejt Rinasit, Vorës apo Durrësit. Ndërsa për natën mungon sistemi i ndriçimit fosforeshent në segmentet më të vështira.

Ky është kalimi i automjeteve në gjysmën e autostradës, ku s’ka asnjë tabelë dhe asnjë shenjë për shoferët, të cilët kthejnë makinat këtu dhe për të kujtuar rrezikun që ekziston në këtë autostradë janë lapidarët apo lulet e vendosura për humbjen e njerëzve të tyre këtu. Në vitin 2000 në këtë autostradë u shënuan 16 aksidente, ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 16 të tjerë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme