Aksidentohet makina e policisë – (18 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Dita e diel është mbyllur me katër incidente automobilistike në rrugën Durrës-Tiranë. Edhe një makinë policie është përplasur në “Qytetin e Nxënësve” në hyrje të Tiranës. Makina e policisë është goditur nga një automjet i Vlorës me targën VL 00 62 B.
Mjeti nga Vlora ka qenë duke parakaluar dhe ka goditur makinën e policisë. Incidenti ka përfunduar pa viktima, ndërsa të parët që kanë mbërritur në vendngjarje, përveç policisë e pranishme, kanë qenë ekspertët e INSIG-ut për të faturuar dëmet e automjeteve./tvklan.al