Aksidenti i rëndë, 25-vjeçari shqiptar përplaset me pemën dhe përfundon jashtë makinës
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi gjatë natës në komunën e Tollo-s, në Chieti të Italisë.
Një i ri shqiptar vetëm 25 vjeç, i cili jetonte në Canosa Sannita ishte në drejtim të makinës së tij Fiat Panda, kur për shkaqe ende të paqarta humbi kontrollin e mjetit në kthesë. Për pasojë ai përfundoi jashtë rruge dhe u përplas me një shtyllë e më pas me një pemë.
Përplasja ishte aq e fortë sa 25-vjeçari përfundoi jashtë automjetit duke pësuar dëmtime të shumta. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Pescara dhe gjendja e tij shëndetësore është e rezervuar./tvklan.al