Aksidenti me dy të vdekur, identifikohet autori


Aksidenti me dy të vdekur, identifikohet autori

10:13 22/02/2018

Autoritetet në Durrës kanë identifikuar drejtuesin e makinës Benz, i cili dyshohet se mbrëmjen e së mërkurës shkaktoi aksidentin me 2 të vdekur.

Ai është Fatjon Zhapore dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas.

Zhaporia, i cili udhëtonte me një Benz dyshohet se goditi nga pas taksinë, brenda së cilës ndodhej 60-vjeçari Bujar Agalliu dhe pasagjerja e tij, Elena Abdillari, 23 vjeçe.

Përplasja ishte mjaft e fortë, duke e detyruar taksinë që të dilte nga rruga dhe të përfundonte në një karburant. çka dhe shkaktoi humbjen e dy jetëve.

Pas aksidentit, Zhaporia braktisi makinën, të cilën mësohet se e kishte blerë vetëm një muaj më parë dhe u largua nga vendngjarja.

Dyshimet e para të policisë janë se kemi të bëjmë me një sulm të qëllimshëm dhe jo thjesht një aksident. Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia e një ngjarjeje aksidentale dhe drejtuesi që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes i përfshirë nga paniku.

/tvklan.al






Të ngjashme