
Aksidenti me vdekje, i hidhen prangat të riut
Policia e Lezhës i ka hedhur prangat të riut Gjin Beqiri. 25-vjeçari, një ditë më parë, pasi humbi kontrollin e automjetit tip “Benz”, me targë AA841BT, ka përplasur për vdekje një të moshuar.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Manati. Nikoll Frangu, 72 vjeç, për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndaj 25-vjeçarit rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
/tvklan.al