Aksidenti me zetor, policia arreston 23-vjeçarin
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës. Në pranga ka përfunduar Mateas Bregu, i cili gjatë ditës së djeshme drejtonte një zetor, që ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e tre grave.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme, në afërsi të fshatit Plasë. Të plagosura kanë mbetur: V.B, 54 vjeç, L.R, 46 vjeç dhe R.R, 54 vjeç.
Dy nga gratë janë në spitalin rajonal të Korçës, ndërsa 54-vjeçarja R.R është në Spitalin e Traumës, në Tiranë, pasi është në rrezik për jetën. Mbi 23-vjeçarin rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
/tvklan.al