Aksidenti në autostradë u merr jetën dy personave ( 26 Tetor 1999)
Përgjaket autostrada. Dje në Autostradën Tiranë-Durrës, dy aksidente ju kanë marrë jetën dy shtetasve. Shkaku përsëri kalimi i këmbësorëve nga njëra anë e autostradës në tjetrën duke u prerë rrugën makinave me shpejtësi qindra kilometra në orë. Aksidenti i parë është shkaktuar nga një prift i cili ka zënë nën rrotat e Fuoristradës së tij një 35 vjeçar i cili preu rrugën dhe nuk arriti të kalojë por mbeti i vdekur në asfalt.
I njëjti skenar është përsëritur disa orë më pas ku një 55 vjeçar duke dashur të kalojë rrugën mbeti i vdekur nën rrotat e një makine. Dy aksidente me pasojë e dy të vdekurve, kjo si pasojë se banorët e zonës rreth autostradës nuk e kanë kuptuar ende rrezikun që vjen nëse kalojnë në mes të rrugës. Por edhe këta në një farë mënyrë janë të pafajshëm pasi asnjë urë mbikaluese të premtuar nga Ministria e Transporteve nuk është ndërtuar për të lejuar kalimin e tyre nga njëra anë e autostradës në tjetrën./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj