Aksidenti në Elbasan – (10 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Të enjten në mbrëmje në orën 23 në aksin rrugor Elbasan – Cerrik pranë fshatit Gjegjan ka ndodhur një aksident automobilistik ku të aksidentuar mbetën pesë punonjës të Ndërmarjes Rruga-Ura Elbasan. Ka qenë rruga mjaft e dëmtuar shkak i humbjes së kontrollit të automjetit të shoferit, i cili së bashku me pesë punonjës të mirëmbajtjes së rrugëve kanë përfunduar pa ndjenja në makinën e përmbysur.
Askush nuk ka mundur tu jap ndihmë të aksidentuarve për një kohë të gjatë, për shkak të natës dhe mungesës së trafikut. Është dhënë nga patrulla e policisë ndihma e parë për të aksidentuarit të cilët janë transportuar në spitalin e Elbasanit.
Tre nga të aksidentuarit Besim Hilli, Qemal Hidri e Ferim Rusta ndodhen jashtë rrezikut, ndërkohë që Ilmi Liçi e Veli Zekthi ndodhen ende në reanimacion. Shoferi i automjetit i cili nuk ka patur ndonjë dëmtim ndodhet i ndaluar në rajonin e policisë, ndërkohë që ngjarja ndodhet nën hetim./tvklan.al