Aksidenti në Itali iu merr jetën dy vajzave shqiptare
Katër të rinj të vdekur. Ky është bilanci tragjik i një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së diel në komunën e Guidonia, në Itali. Dy nga viktimat sipas medieve italiane janë shqiptarë. Viktimat janë dy djem dhe dy vajza.
Automjet “Mini Cooper” me të cilin po udhëtonin 4 të rinjtë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 2 vajzave shqiptare dhe 2 italianëve. Nga hetimet paraprake mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, ndërsa dyshohet se njëri nga të rinjtë italianë që drejtonte makinën të ketë konsumuar alkool. Trupat e viktimave janë transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Romës për t'u bërë autopsia./ tvklan.alLajmi në përditësim...