Aksidenti në Pogradec, ndërron jetë pasagjerja 29-vjeçare
Ka ndërruar jetë pasagjerja që ndodhej në automjetin tip Ford që pasditen e së enjtes u rrëzua nga 20 metra lartësi në Pogradec.
Viktima është Xhanina Hoxha 29 vjeçe nga fshati Shqitas i Maliqit. Policia njofton sot se 29-vjeçarja ndërroi jetë gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Po kështu, i plagosur nga ky aksident është shoferi i makinës, Kastriot Guçe 42 vjeç. Ndaj tij policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në aksin Grunjas – Kakaç dhe ra nga 20 metra lartësi. /tvklan.al