Aksidenti në punë, humb jetën 35-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Korçë, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:17, në lagjen nr. 9, ku pranë stacionit të autobusëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç.
35-vjeçari ka gjetur vdekjen pas plagëve të rënda të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./ tvklan.al