Aksidenti në Sarandë, policia zbardh shkaqet


Aksidenti në Sarandë, policia zbardh shkaqet

16:02 09/02/2014 aksident_19Policia e Sarandës ka zbardhur shkaqet e aksidentit të djeshëm në Urën e Bogazit ku nga përplasja e dy automjeteve gjetën vdekjen 5 persona.

Shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe në kthesë e dy makinave. Sipas policisë, dy drejtuesit e automjeteve dyshohet se kanë qenë nën efektin e alkolit, çka ka sjellë edhe humbjen e kontrollit në drejtimin e automjeteve. Mungesa e rripit të sigurimit bëri që asnjë nga të aksidentuarit të mos u mbijetojë plagëve të marra.

Ura ku ndodhi aksidenti është pjesë e segmentit Sarandë-Qafë Botë.





Të ngjashme