Aksidenti në Skrapar, arrestohet shoferi i mikrobusit që transportonte nxënës
Policia ka arrestuar drejtuesin e mikrobusit që u aksidentua ditën e djeshme në afërsi të fshatit Vërzhezh, ku mbetën të plagosur 10 nxënës.
Astrit Hysi humbi kontrollin e mjetit duke bërë që mikrobusi të dilte nga rruga dhe të përmbysej. Për pasojë, 10 nxënës u plagosën, nga të cilët një 16-vjeçare u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Me mikrobus udhëtonin nxënësit e fshatrave Buzuk dhe Orizaj, të cilët po shkonin në shkollën e Çorovodës.
/tvklan.al