Aksidenti në Velipojë, Policia: Të katërt i gjetëm të mbytur në kanal
Policia e Shkodrës ka “folur” zyrtarisht për aksidentin tragjik që ka ndodhur në Velipojë, duke iu marrë jetën 4 të rinjve. Aksidenti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 02: 31, në vendin e quajtur “Hidrovori”.
Makina tipi BMË me targa AA767HF, sipas policisë ka rënë në një kanal me ujë, me thellësi rreth 3 metra. Kur forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë makinën nga kanali, të katërt të rinjtë që ishin brenda kishin vdekur.
Deri tani policia ka identifikuar tre nga katër viktimat: Besmir Kola, 39 vjeç, i cili ishte dhe drejtuesi i makinës; Artenisa Peraj, 21 vjeçe dhe Giorgio Angelo, 23 vjeç, (
shtetas italian
).
Viktima e katërt ende nuk është identifikuar, por sipas policisë është i moshës rreth 25-26 vjeç. Policia deri tani thotë se shkaku kryesor i aksidentit është humbja e kontrollit.
/tvklan.al