Aksidenti në Xibrakë/ Humb jetën 12-vjeçarja, arrestohet shkaktari
Një 12-vjeçare e plagosur rëndë në aksidentin e djeshëm në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, ka humbur jetën në spital, teksa policia ka arrestuar 50-vjeçarin Bahri Begu si shkaktar të aksidentit.
Sipas policisë, Begu u arrestua pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 643 SB ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” me targa IZZ8177 drejtuar nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Durrës dhe më pas është përplasur me mjetin tip “BMë” me targa AA 391 AO drejtuar nga shtetasi L.T., 32 vjeç banues në Korçë.
Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët, K.D., 12 vjeçe banuese në Durrës (vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë; J.D., 5 vjeç banues në Durrës (djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota); S.D., 35 vjeçe banuese në Durrës (pasagjere në mjetin tip Toyota), S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip Benz).
Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Begu ndërkohë do të përballet në gjykatë me akuzën e “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor”./tvklan.al