Aksidenti që i transformoi jetën
Një 23-vjeçare ruse, e cila aspironte të bëhej avokate, dhe që njihej si studentja më e bukur e shkollës, tashmë pothuajse nuk njihet më për shkak të një aksidenti të tmerrshëm që ka kaluar.
Maria Lebedeva ka humbur shikimin dhe pësoi dëmtim në tru pasi i dashur i saj i zemëruar, përplasi me qëllim makinë e tyre me një automjet tjetër në Novosibirsk të Rusisë. Ajo është në agoni të vazhdueshme pas aksidentit në Gusht të vitit 2016. Lebedeva tha se donte ta bënte publik transformimin e saj dramatik, në një përpjekje për të gjetur mjekë që mund ta ndihmonin dhe për të mbledhur para për shpenzimet mjekësore. Tashmë Maria i ka vënë vetes një qëllim për t’u bërë stjuardesë. Dhe ajo gjithashtu është angazhuar në një grup të verbërish, që përdorin të kënduarit si terapi. Kur miqtë e saj të mëparshëm e shohin atë tani, ata thonë që ajo mezi njihet. Aksidenti ndodhi pas një zënke me të dashurin e saj, Andrey, duke qenë se ajo ishte vonuar gjysmë ore për ta takuar.“Unë isha vonë dhe ai ishte i zemëruar. Kur hyra në makinë, ai po më bërtiste me zë të lartë”.
Ajo tha se miqtë e saj e kanë braktisur atë pasi ka shtuar shumë peshë dhe ka humbur shkëlqimin e saj të mëparshëm.“Kam kuptuar që në fakt nuk kisha shumë miq, kisha vetëm të njohur”,
tha ajo. Momentalisht Maria po u nënshtrohet trajtimeve të qelizave staminale, por kushtojnë shtrenjtë. Familja e saj po kërkon qasje të reja mjekësore për ta ndihmuar atë që të shërohet./tvklan.al