Aksidenti që solli vdekjen e 17-vjeçarit, arrest shtëpie për shoferin


Aksidenti që solli vdekjen e 17-vjeçarit, arrest shtëpie për shoferin

13:05 30/11/2016

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike 21-vjecarin Petraq Beja, i cili drejtonte makinën që përfundoi në gropën e Lungomares dhe për pasoje humbi jetën 17-vjecari, Kristi Panajoti.

Beja akuzohet për pakujdesi në drejtimin e mjetit, dhe Gjykata vendosi këtë mase sigurie ndërkohë qe më herët prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.

Për këtë ngjarje do të dalin për mase sigurie nesër dhe dy inxhinieret e firmës, që po kryen punime në segmentin Skelë – Uji i Ftohtë.

Ata janë Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjës i Sigurimit Teknik dhe Tomor Cena me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit. Ata akuzohen për shkelje te rregullave të mbrojtjes në punë. / tvklan.al






Të ngjashme