Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në ditën e lindjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Itali teksa një shqiptar ka humbur jetën për shkak të një aksidenti rrugor.
Mediat italiane thonë se viktimë e përplasjes ka mbetur Sokol Keci. Shqiptari humbi jetën në ditën e lindjes pasi sot mbushte 46 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një autostradë, ndërsa mësohet se Keci ishte banor në Rosalina.
Sipas mediave, shqiptari po drejtonte një furgon, i cili u përplas me një mjet tjetër.
Siç duket edhe nga pamjet, makina e tij ka pësuar dëmtime të rënda. Për pasojë edhe lëndimet ishin të rënda, të cilave Keci nuk mundi t’u mbijetojë.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit tjetër është dërguar në spital dhe nuk ndodhet në rrezik për jetën. Keci kishte vite që jetonte në Itali dhe kishte marrë nënshtetësinë italiane. /tvklan.al