Përplasen për vdekje dy këmbësorë
Dy persona kanë humbur jetën pasditen e së hënës në një aksident, në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur mjeti tip Mercedes Benz, me targa AA 372 KJ, me drejtues 61-vjeçarin Nimet Bilani ka aksidentuar Fran Lucën, 85 vjeç dhe Kolë Gjonin, 77 vjeç.
Dy të moshuarit ishin duke ecur në këmbë në këtë aks rrugor. Viktimat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku kanë ndërruar edhe jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Nimet Bilani, banues në Shkodër, është shoqëruar në polici./ tvklan.al