
Aksidentohen me motor dy të rinj
Sarandë- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti me motor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:33, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Qafa e Hartës” Ksamil.
Sipas policisë të plagosurit janë A.D 27 vjeç dhe U.I 22 vjeçe, të dy lindur në Kosovë dhe banues në Angli.
27- vjeçari teksa drejtonte motorin tip “Yamaha” me targë AM150, për shkak të humbjes së kontrollit është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al