
Aksidentohen për vdekje 9 fëmijë
9 fëmijë kanë humbur tragjikisht jetën, kur një kamion u përplas me autobusin me të cilin udhëtonin. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në rajonin malor Urals të Rusisë.
Sëbashku me fëmijët humbën jetën edhe dy të rritur, që ndodheshin në autobus, duke e çuar numrin e viktimave në 11.
Të miturit, sipas mediave ndërkombëtare, ishin pjesë e një skuadre akrobacie dhe po ktheheshin nga një garë. Në total, në mjet ndodheshin 29 persona.
Aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi drejtuesi i autobusit humbi kontrollin për shkak të ngricës në rrugë.
Drejtuesi i mjetit sëbashku me të lënduarit e tjerë ndodhen në spital, ku po marrin ndihëm e nevojshme mjekësore, ndërsa autorietet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje./tvklan.al