Aksidentohet 3-vjeçari duke kaluar rrugën


Aksidentohet 3-vjeçari duke kaluar rrugën

16:00 29/09/2017

Një i mitur është aksidentuar pasditen e së premtes në aksin rrugor Strum- Suk. Mësohet se mjeti tip “Benz” me targa FR 4741 D me drejtues Nikolin S, 21 vjeç, banues në fshatin Suk, ka goditur një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën.

I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë. 21- vjeçari është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme