Aksidentohet 7-vjeçari, dërgohet me helikopter në Tiranë


Aksidentohet 7-vjeçari, dërgohet me helikopter në Tiranë

16:32 29/06/2016

Një fëmijë 7 – vjeç është aksidentuar ditën e sotme në aksin Turizëm –Kanali i Çukës, në Sarandë.

Ai është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të qytetit dhe më pas është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës, për trajtim më të specializuar.

I vogli, fatmirësisht ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 12:33, ku në aksin rrugor Turizëm – Kanali i Çukës, I.E., 59 – vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë AA978NO, ka goditur aksidentalisht shtetasin F.S., 7 – vjeç.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet për arrestimin e tij./tvklan.al






Të ngjashme