Aksidentohet çiklisti Qëndrim Guri, goditet nga një makinë gjatë stërvitjes
Çiklisti kosovar Qëndrim Guri është aksidentuar gjatë një seance stërvitore, në Rio De Janeiro.
Ai është goditur nga një makinë, ndërsa gjendja e tij është e stabilizuar. Qëndrim Guri është shtruar në spital për kontrolle të mëtejshme.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, për mbërritjen e ambulancës janë dashur 40 minuta pritje. 22-vjeçari mori pjesë në garën e çiklizmit në rrugë, por pa mundur ta përfundojë atë.
Tv Klan