Aksidentohet i riu me motor
Një 24 – vjeçar ka mbetur i plagosur për shkak të një aksidenti të ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Gramsh – Moglicë.
Burime zyrtare sqarojnë se i riu me iniciale V.H., banues në fshatin Mashan, doli nga rruga ndërkohë që udhëtonte me motoçikletë.
Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Gramshit, 24 – vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Tiranë.
/tvklan.al