Aksidentohet kryebashkiaku dhe kryetari i PS-së së Këlcyrës


Aksidentohet kryebashkiaku dhe kryetari i PS-së së Këlcyrës

11:05 27/10/2018

Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni është aksidentuar gjatë natës së kaluar. Ngjarja ndodhi teksa ai ishte duke u kthyer me automjetin e tij nga një takim në një prej fshatrave të njësisë administrative Ballaban.

Mësohet se Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit duke u përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka dalë nga rruga. Bashkë me të në automjet ishin edhe dy persona të tjerë; Skënder Seferi dhe Hodjan Selmani, ky i fundit kryetar i PS-së në Këlcyrë.

Me plagë më të rënda është kryebashkiaku Klement Ndoni, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të plagosur lehtë janë dy personat e tjerë.

/tvklan.al






Të ngjashme