Aksidentohet kryeministrja e Polonisë
Kryeministrja polake Beata Szydło është plagosur, si pasojë e një aksidenti me makinë, raportojnë mediat lokale.
Szydło është në spital dhe po merr mjekimin e nevojshme, ka dhënë një zëdhënës i qeverisë.
Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit jugor të Krakow.
Gjithashtu, një tjetër anëtar i kabinetit të Kryeministrisë ka mbetur i plagosur në këmbë./tvklan.al