Aksidentohet makina me 5 maturantë, vdes 17-vjeçarja
Aksidentohet makina me 5 maturantë, vdes 17-vjeçarja
Shpërndaje
16:40 23/05/2014Një 17-vjeçare ka mbetur sot viktimë e një aksidenti në aksin Shupenzë-Peshkopi. Makina me të cilën ajo udhëtonte doli nga rruga në vendin e quajtur Qafa e Moronicës.17-vjeçarja po kthehej bashkë me 4 maturantë të tjerë nga Shupenza ku kishin shkuar për të festuar mbarimin e shkollës.Shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen ende. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, 18 vjeçarin Arnold Hoxha për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.17-vjeçarja Irida Reçi ishte maturante në shkollën « Seid Najdeni » në Peshkopi.TV KLAN