Aksidentohet për vdekje 34- vjeçari
Një 34-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së enjtes pasi është aksidentuar në “Vaqarr” rreth orës 07:20.
Policia e Tiranës thotë se viktima me iniciale O.M. po udhëtonte me motor kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga Brikel Zhuri.
34-vjeçari u transportua me urgjencë për në spital, por ndërroi jetë gjatë rrugës.
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisarat për t’u pyetur në lidhje me shkaqet e aksidentit.
/tvklan.al