Aksidentohet për vdekje këmbësori
Një aksident me pasojë vdekje, ka ndodhur sot rreth orës 19:00, në autostradën Tiranë-Durrës. Automjet tip “Wolsvagen”, me targa DR 5189 E, ka aksidentuar një këmbësor, me pasojë vdekje, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen në momentin që është përplasur.
Viktima është i seksit mashkull dhe po punohet për identifikimin e tij.
Drejtuesia e mjetit është shtetësia T.H. 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës pasi është e tronditur nga ngjarja./tvklan.al