Aksidentohet për vdekje këmbësorja
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ndodhi mëngjesin e kësaj sotëm rreth orës 07:15, në superstradën Lezhë-Tiranë.
Policia njofton se një mjet tip “Volkswagen” përplasi një 54-vjeçare në afërsi të Mbikalimit të Patokut.
Plagët ishin të rënda për A. Memën , e cila ndërroi jetë rrugës për në spital. Mësohet se viktima në momentin e aksidentit ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, një banues në Kosovë është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime procedurale. Grupi hetimor është ka punën për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë./tvklan.al