Aksidentohet për vdekje një grua në kryeqytet
Një grua ka humbur jetën pasditen e sotme në kryeqytet, pasi u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:46, pranë rreth rrotullimit të Mulletit.
47 – vjeçarja me iniciale F. S, u përplas për vdekje nga 27 – vjeçari B.D, i cili udhëtonte me një automjetin tip “Mercedes Benz”.
Gruaja, sipas policisë, gjeti vdekjen e menjëherëshme.
Ndërsa 27 – vjeçari, pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.
Efektivët e kryeqytetit bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij. I riu është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve proceduriale ndaj tij.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al