Aksidentohet punëtori, pranga inxhinierit të firmës së ndërtimit
Një person është arrestuar nga policia e Durrësit për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Bëhet fjalë për inxhinierin e një firmë ndërtimi. Ai është 35 – vjeçari Orges Llubanit banues në Krujë.
Arrestimi i Llubanit u bë pasi gjatë ditës së enjte, një 45 – vjeçar me iniciale A.H është aksidentuar ndërkohë që ishte duke punuar në një godinë 2 – katëshe, në zonën e Gjirit të Lalëzit.
45 vjeçari, banues në Tiranë, ndodhet në Spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al