Aksidentohet rëndë me makinë prezantuesi


Aksidentohet rëndë me makinë prezantuesi

19:23 10/06/2017

Ish - ylli i "Top Gear", Richard Hammond është dërguar me urgjencë me helikopter në spital, pasi u përfshi në një aksident të rëndë me makinë në Zvicër.

Prezantuesi i Grand Tour, 47 - vjeç, drejtonte një supermakinë me vlerë 2 milion paund për shown e Amazon, kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, para se makina të përfshihej nga flakët.

Hammond, i cili ishte fare pranë vdekjes në një tjetër aksident me makinë, të ndodhur në 2006 -ën po merr ndihmën mjekësore. Ai mësohet se ka marrë plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave britanike, 47 - vjeçari ishte duke marrë pjesë në një garë në St Gallen, kur u aksidentua./tvklan.al

 





Të ngjashme