
Aksidentohet ylli i telenovelave
Një aktore e cila u bë e famshme me telenovelën, Home and Away, në Australi po lufton për jetën pasi u përfshi në një aksident të rëndë me makinë.
28-vjeçarja Jessica Falkholt dhe motra e saj 21-vjeçare Annabelle u dërguan me urgjencë në një spital në Mondayong, të New South Wales, gjatë ditës së martë. [caption id="attachment_344605" align="aligncenter" width="851"]
Jessica Falkholt
[/caption] Sipas të përditshmesThe Sun,
në aksidentin e tmerrshëm humbën jetën 3 persona, përfshirë prindërit e aktores. Lars Falkholt, 69-vjeç dhe gruaja e tij Vivian, 60, humën tragjikisht jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një tjetër mjet që u preu rrugën.
/tvklan.al