Aksidentoi 11 – vjeçaren, pranga shoferit
Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:30, në Arameras, Fushë –Krujë.
Drejtuesi i mjetit tip BMV, pa targa, ka aksidentuar këmbësoren R.G. 11 vjeçe dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Sipas burimeve të policisë Krujë në pranga ka rënë Denis Çela 22 vjeç, banues në Fushë –Krujë.
Çela është larguar nga vendi i aksidentit, por më pas është arrestuar nga policia pas veprimeve hetimore të kryera nga uniformat blu në identifikimin e autorit.
E mitura ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al