Aksidentoi për vdekje 7 –vjeçaren, pranga autorit


Aksidentoi për vdekje 7 –vjeçaren, pranga autorit

22:35 01/08/2016

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 23 – vjeçar, pasi përplasi për vdekje me makinë një fëmijë 7 – vjeç.

Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se i arrestuari është Erjon Laska, banues në Fushë – Krujë.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në segmentin rrugor Bubq – Mozhë.

23 – vjeçari, sipas policisë, po drejtonte mjetin tip Ford Puma, me targa DR 2273 E , në fshatin Mozhë, kur aksidentoi këmbësoren 7 – vjeçare me iniciale A.D,  banuese në këtë fshat.

E mitura u transportua drejt Spitalit Ushtarak, ku fatkeqësisht ndërroi jetë, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Mbi 23 – vjeçarin rëndon akuza për veprën penale, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor./tvklan.al






Të ngjashme