Aksidentoi për vdekje të riun, merret vendimi për shqiptarin

Foto ilustruese

Aksidentoi për vdekje të riun, merret vendimi për shqiptarin

19:08 10/01/2020

Shtatë vjet e dy muaj burg. Është ky dënimi për një shqiptar, i cili përplasi për vdekje një 32-vjeçar italian vitin e kaluar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ngjarja ndodhi më 27 Maj në rrugën Casilina. Shqiptari N. Xhumari përplasi me makinë Davide Marasco-n. Pas kësaj ngjarje, e ëma e të riut kishte kërkuar gjatë gjithë kohës drejtësi.

“Është një vendim i drejtë. Këto janë vrasje që duhen ndaluar, kushdo që i bën ato”, tha ajo për mediat menjëherë pasi u dha dënimi.

I riu italian ishte ngritur si çdo mëngjes dhe po udhëtonte me skuter drejt punës. Por, shqiptari, i cili ishte totalisht nën efektin e alkoolit, pasi ecte kundërvajtje me shpejtësi e aksidentoi për vdekje.

Gjithashtu, sipas asaj që shkruajnë mediat, Xhumari për pak sa nuk u përplas edhe me një person tjetër. Ndërkohë më vonë kishte kundërshtuar edhe forcat e policisë pasi nuk pranonte të kryente testet e alkoolit. /tvklan.al






Të ngjashme