Aksidenton të moshuarin, i riu arrestohet në spital
Një 22-vjeçari nga Vlora, Fabio Hysenaj, i është komunikuar në spital, urdhëri për arrestimin e tij.
Kjo pasi mbrëmjen e djeshme në rrugën Transballkanike në lagjen “29 Nëntori”, i riu duke drejtuar motoçikletën tip “Suzuki” me targë CK79383 (pa leje drejtimi) ka aksidentuar një këmbësor N.D., 65 vjeç, banues në Vlorë.
Për pasojë, të dy kanë marrë dëmtime në trup dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Ditën e sotme policia e Vlorës i ka komunikuar të riut masën e arrestit për veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi të automjetit në mënyrë të parregullt./tvklan.al